Traktor, eskavator, autobus, furgona të ndryshëm, automjete-mekanizëm, vërshuan parkingun pranë sallës Boris Trajkovski. Kryetari i Qytetit të Shkupit së bashku me drejtorët e ndërrmarjeve publike bën xhiro duke i parë nga afër paisjet e reja.
Në pyetjen e TV21 drejtuar drejtëorëve se çfarë paisje u mungon ndërmarrjeve publike, ata nguruan të flasin. Vetëm me mimika mohuan se s’kanë mungesë të paisjeve.
Por shefi Shilegov mori fjalën. Tha se do të angazhohen në furnizimin e paisjeve të reja për Ndërrmarrjen Parqe dhe Gjelbërime dhe Rrugë dhe Rrugica.
“Në NPQ kemi pasur nevojë për mini furgon për momentin janë të vjetra të viteve 80-ta por për këtë procedura ka përfunduar, presim që për dy javë këto automjete të arrijnë dhe presim t’i prezentojmë. Do të duhet të fokusohemi në periudhën në vazhdim në rritjen e furnizimin në Ndërrmarjen publike Parqe dhe gjelbërime dhe në Ndërrmarjen publike Rrugë dhe Rrugica me qëllim ta ngrisim kualitetin e shërbimeve”, tha Petre Shilegov – kryetar i Qytetit të Shkupit.
Shilegov thotë se nuk e ka ndërrmend të blej veturë të re zyrtare. Thotë se passatin që e vozit ka kaluar 200 mijë kilometra.
“Unë vozitem me passat i vjetër 10 vite që ka kaluar 200 mijë kilometra. Nuk është prioritet i Qytetit nuk është prioritet drejtorinë e Qytetit që kryetari të blej veturë zyrtare për nevojat e veta”, shtoi Shilegov.
Reaguan nga VMRO-DPMNE, duke thënë se në kohën e VMRO-DPMNE-së për katër vite ndërrmarjet janë furnuzuar me mbi 500 automjete dhe makineri.
“Kur Petre Shilegov lavdërohet se derisa është kryetar i Qytetit të Shkupit siguroi 130 automjete, ai duhet të dijë se kaq automjete janë blerë në kohën e VMRO-DPMNE-së në vetëm për një ndërrmarje. Ndërsa për të gjitha kompanitë janë prokuruar plotësisht mbi 500 automjete dhe makineri, pra 4 herë më shumë se sa lavdërohet sot Shilegov”, potencoi Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
Ndryshe Ndërmarrjet publike në Qytetin e Shkupit në katër vitet e kaluara janë furnizuar më shumë se 130 automjete me mjetet buxhetore të Qytetit të Shkupit.
