Gjatë ditës së nesërme në organizim të Bashkësive të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të mbahen takime pune me të gjithë kryetarët e komunave nga vendi me qëllim që të gjejmë zgjidhje optimale. Kemi periudhë të mjaftueshme, duke e pasur parasysh se u anulua fillimi i vitit shkollor për më 1 tetor. Pres se do të gjendet zgjidhje optimale në nivel të të gjithë shtetit, deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Ai informoi se Qyteti e ka përfunduar anketën me prindërit dhe nxënësit ndërsa në vijim janë aktivitetet përgatitore. Përkujtoi se gjatë ditës së djeshme ministrja Carovska pati takime pune me drejtorët e shkollave, në mesin e së cilave edhe shkollat e mesme.
“Të gjitha shkollat e mesme në Qytetin e Shkupit janë në kondicion mjaft të mirë që të munden çfarëdo lloji të mësimit të organizohet. Aty ku do të kemi probleme, nëse zgjidhet mësimi onlajn mendoj se do t’ia dalim të ndihmojmë tek ata njerëz që nuk kanë mjete, në bashkëpunim me ministrinë resore”, sqaroi Shilegov.
Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev deklaroi se shkollat në mënyrë maksimale përgatiten dhe shtoi se kanë kohë të mjaftueshme që të menaxhohen të gjithë së bashku. Shfaqi shpresë se më 1 tetor do të fillojë sigurt viti i ri shkollor./MIA
