Shikoni se kush do të performojë në koncertin e Capital T

TË FUNDIT

Koncerti do të mbahet sonte në Tiranë

Pas shtyrjes së koncertit, Capital-T pritet që sot të mbajë koncertin ‘Time Capsule’ në Tiranë. Aty  do të performojnë edhe disa emra të njohur për muzikën shqiptare, shkruan rtv21.tv.

Përveç Alban Skenderaj, 2po2 aty do të performojë edhe një këngëtarë tjetër. Bëhet fjalë për Yll Limanin, i cili përmes një postimi në Twitter bëri të ditur performimin e tij në koncertin e Capital-T.

Kujtojmë se dyshja vite më parë kishin një bashkëpunim, kënga e tyre titullohet ‘Une’, projekti tani numëron miliona klikime në Youtube.

“Kemi menduar për gjithçka, thjesht uluni dhe shijojeni shfaqjen”, ka shkruar Capital T. Ky projekt parashihet të jetë “ Projekti i jetës së Capital-T”.

Ndryshe, projekti i fundit i Capital-T titullohet ” Syte e tu” dhe deri tani ka mbi 6 milinë klikime në kanalin Youtube./21Media

 

.