Shfaqja “Art”, e Teatrit të Tetovës pjesë e “Koko Fest”

TË FUNDIT

Për gjashtë netë me radhë në skenën e Teatrit “A.Z.Cajupi” në Korcë do të performojnë trupat më të mirë të komedisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia
Teatri i Tetovës merr pjesë në Festivalin mbarëkombëtar të Komedisë “KOKO FEST” në Korçë me shfaqjen ART me regji të Qëndrim Rijanit dhe me aktorë: Petrit Neziri, Arsim Fazlia dhe Adrian Aziri. Shfaqja ART do të prezantohet para publikut të martën në edicionin e dytë të “KoKoFEST”, që nis sonte e do të gjasë deri më 19 shtator. Për gjashtë netë me radhë në skenën e Teatrit “A.Z.Cajupi” në Korcë do të performojnë trupat më të mirë të komedisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.