Agjencia Shqiptare e Zbulimit, SHISH, e publikoi raportin e vet për vitin e kaluar rreth gjendjes me krimin në vend dhe faktorët të cilët e kërcënojnë sigurinë kombëtare.
Mes tjerash, ky institucion e thekson përforcimin e grupeve kriminale shqiptare, veçanërisht në tregtinë me drogë.
Gjithashtu theksohet se krimi i organizuar, korrupsioni, aktiviteti i shërbimeve të cilat nuk janë miqësore dhe ekstremizmi i dhunshëm edhe më tej janë rrezik për sigurinë kombëtare gjatë vitit 2019.
Sipas SHISH-it, ky aktivitet është i favorizuar nga pozicionimi i elementeve kriminale shqiptare në vendet me origjinë të prodhimit të drogës dhe të pikave kyçe të shpërndarjes së saj apo tregtisë.
Fenomen tjetër i cili shpesh evidentohet nga ana e Agjencisë, në vitin e kaluar, mbetet korrupsioni.
Shtohet se të ardhurat e siguruara nga aktivitetet kriminale, investohen ose në “zgjerimin e aktiviteteve kriminale ose në biznese legjitime”./MIA
