Kina lëshon anijen kozmike Shenzhou-16 për detyra 5-mujore të stacionit hapësinor
Anija kozmike e Kinës Shenzhou-16, me tre astronautë në bord, është ankoruar me sukses me kombinimin e stacionit hapësinor të Kinës.
Kina lëshoi të martën anijen kozmike “Shenzhou-16”, duke dërguar tre astronautë në kombinimin e stacionit të saj hapësinor për një mision pesë-mujor.
Anija kozmike, në majë të një rakete transportuese“Long March-2F”, u lëshua nga qendra e nisjes satelitore Jiuqian(shqiptim: Gjiu Quan) në Kinën veriperëndimore.
Astronautët e “Shenzhou-16” do të kryejnë teste dhe eksperimente në shkallë të gjerë në orbitë në fusha tëndryshme siç është planifikuar.
Ata pritet të bëjnë arritje shkencore të nivelit të lartë në studimin e fenomeneve të reja kuantike, sistemeve hapësinore me precizion të lartë kohë-frekuencë, verifikimin e relativitetit të përgjithshëm dhe origjinën e jetës.
Ekuipazhi, i përbërë nga Jing Haipeng(shqiptim: GjinHaipen), Zhu Yangzhu(shqiptim: Xhu Jangzhu) dhe Gui Haichao, do të jetë dëshmitar i ankorimit të anijes së ngarkesave “Tianzhou-5” dhe anijes kozmike“Shenzhou-17”, si dhe nisjet e anijes kozmike Shenzhou-15 dhe Tianzhou-5.
Ekuipazhi “Shenzhou-16” do të qëndrojë në orbitë për rreth pesë muaj pasi të bashkohet shkurtimisht me treanëtarët e ekuipazhit “Shenzhou-15”, të cilët po përgatiten të kthehen në Tokë.
Një pjesë e madhe e misionit të programit hapësinor të Kinës është të eksplorojë hapësirën e jashtme për tëzgjeruar të kuptuarit e njerëzimit për Tokën dhe kozmosin dhe për të lehtësuar konsensusin global mbi përgjegjësinë e përbashkët në përdorimin e hapësirës së jashtme për qëllime paqësore dhe për të ruajtur sigurinë e saj për të mirën e mbarë njerëzimit.

