Shënohet përvjetori i agresionit rus ndaj Ukrainës/ Rreth 6 mijë ukrainas gjenden në Maqedoni

TË FUNDIT

Shoqata e ukrainasve “Lesja Ukrainka” ka mbajtur tubim në sheshin “Maqedonia” në qendër të Shkupit, me rastin e përvjetorit të fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Ukrainasit e përkujtojnë me poezi dhe këngë përvjetorin e agresionit Rus ndaj Ukrainës.

Kryetari i Asociacionit “Llesja ukrainka” , Aleksandar Urbanoviç falenderoi Maqedoninë e Veriut për ndihmën humanitare dhe mbështetjen për popullin ukrainas.

Nuk e kemi pritur kurrë që në shekullin e 21-të dikush do të dëshironte të hynte në luftë për territore të huaja, por morëm mbështetje të madhe nga të gjitha vendet. Faleminderit maqedonasve që na dhanë ndihmën e madhe që në ditët e para, në kohën kur na duhej më së shumti.

Urbanoviç deklaroi që rreth 6 mijë persona ukrainas janë më Maqedoni, mirëpo qëndrojnë vetëm me letërnjoftime, ku iu lejohet të qëndrojnë në shtet, por nuk iu mundësohet punësimi apo sigurimi shëndetësor.

Na kanë ndihmuar shumë “Kryqi i Kuq” organizata humanitare “Shën Spas” dhe organizata “Leges”. Me çfarë refugjatët tanë këtu përkujdesen me ushqim, higjienë me gjithçka dhe me ilaçe, me çka ju mundësohet të qëndrojnë rehat këtu më Maqedoni.

Megjithatë Aleksandar Urbanoviç kërkon që në Maqedoni refugjatët e Ukrainës të trajtohen njejtë si në Bashkimin Eurpoian, pasi siç thotë vetëm me letërmjoftim të punojnë dhe të kenë sigurim shëndetësor.