Presidenti Pendarovski me medalje për merita ushtarake dekoroj Armatën e RMV për profesionalizëm dhe për përkushtimin e pjesëtarëve të saj, pjesëmarrës në Forcat ndërkombëtare të sigurisë për ndihmën e ISAF dhe në misionin Mbështetje vendimtare në Afganistan.
Siç porositi presidenti Pendarovski, pamjet e tmerrshme që i shohim ditët e fundit në Afganistan, nuk ishin të mundshme kur ushtarët tanë së bashku me 130 000 paqësorë nga 50 shtete ishin atje. Andaj, siç thotë, ka sjellë vendim për t’i dekoruar me Medalje për merita ushtarake. Medalja iu dorëzua Kolonelit Feto Bajrami, komandant i kontingjentit të parë të armatës maqedonase në Afganistan.
“Gjatë këtyre 19 vjetëve, mbi 3 300 pjesëtarë të Armatës kanë marrë pjesë në këtë mision shumë të komplikuar ndërkombëtarë. Rotacionin e parë e kemi filluar si vend kandidat, ndërsa të fundit e përfunduam si vend anëtarë i NATO-së. Kur sot e përmbledhim këtë mision, është e qartë se pa pjesëmarrje në misionin në Afganistan nuk do të bëheshim shtet anëtarë i Aleancës. Gati 20 vjet, paqësorët tanë kanë ndihmuar popullin afgan që të jetojë në rrethinë më stabile dhe e gjithë kjo pa asnjë viktimë nga paqësorët tanë”, tha Stevo Pendarovski./TV21
