“Shengeni i Vogël”, fillojnë përgatitjet për zbatimin e deklaratës

TË FUNDIT

Këshilltarja e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për media, Suzana Vasileviq, deklaroi se tashmë kanë filluar përgatitjet për zbatim të Deklaratës për qarkullim të lirshëm të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit të Ballkanit Perëndimor.

Deklarata dje ishte nënshkruar në Novi Sad nga ana e liderëve të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Vasileviq për TV-Prva, deklaroi se në takimin e ardhshëm të liderëve të këtyre tre vendeve që do të mbahet më 10 nëntor në Ohër, do të prezantohet e gjithë ajo që është bërë lidhur me Deklaratën./TV21