Shëndeti mendor i nënave duhet të jetë prioritet dhe më i qasshëm për çdo grua. Në kuadër të një projekti të mbështetur nga Ambasada Franceze, organizatat partnere theksuan nevojën për më shumë edukim dhe informim për shëndetin mendor gjatë shtatzënisë dhe amësisë, duke vlerësuar se kjo çështje ende nuk trajtohet mjaftueshëm në sistemin shëndetësor.
“Ky projekt për të cilin po flasim sot është një nga katër projektet kryesore që po zbatojmë në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile. Dhe do të doja të shfrytëzoja këtë rast për të mirëpritur Shoqatën për Emancipimin, Solidaritetin dhe Diversitetin e Grave dhe gjithashtu Reaktor, të cilët janë dy partnerët tanë kryesorë në zbatimin e këtij projekti”, tha Kristo le Rigoler, ambasador i francës.
“Gratë kanë një nevojë të madhe për edukim në lidhje me amësinë e shëndetshme, shtatzëninë e shëndetshme si dhe promovimin e shëndetit mendor të grave në nivel lokal. Pra, gratë nuk kanë informacion të mjaftueshëm dhe në fakt, një pjesë e madhe e tyre patën mundësi të dëgjonin informacione në lidhje me avancimin e shëndetit të tyre mendor për herë të parë përmes këtij projekti”, pohoi Borjan Pavlloski, përfaqësues i shoqatës ESE.
“Brenda kuadrit të projektit për shëndetin mendor, të financuar nga Ambasada Franceze në punën e reaktorit, ne kryem një analizë kërkimore mbi atë që është aktualisht në dispozicion në nivelin e politikave për shërbimet e shëndetit mendor në vend, dhe pamë se pavarësisht faktit se ka disa përpjekje, ka disa strategji dhe plane veprimi që përmendin shëndetin mendor. Fatkeqësisht, ai ende nuk njihet si pjesë e shëndetit të përgjithshëm të një individi”, u shpreh Ana Bojçevcska Mitrevska, përfaqësuese e “Reaktor”.
