Shembja e pallatit në Miami, 11 viktima, 150 persona nën rrënoja

TË FUNDIT

Në 11 ka shkuar numri i viktimave, nga shembja e pallatit 12 katësh në Miami , SHBA, i cili u shemb të enjten e kaluar, 24 qershor.

Mediet e huaja raportojnë se 150 njerëz  mbeten ende nën rrënoja.

“Ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë pa u lodhur në mënyrë që të shterojmë çdo mundësi të mundshme në hetimet tona,” tha kryetari i bashkisë gjatë një konference për shtyp.

Shkaqet e shembjes së ndërtesës, afër Miamit , mbeten nën hetim.