Shembet ura, 15 viktima dhe shumë tjerë të lënduar

TË FUNDIT

Të paktën 15 njerëz kanë vdekur dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e shembjes së një ure të metros në qytetin e Meksikos, përderisa treni ishte mbi të.

Vagonët e trenit ranë poshtë, duke goditur kështu një veturë, transmeton TV21.

Punonjësit e shpëtimit dhe zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar tjerë nga ky aksident i së hënës.

Sipas disa burimeve, numri i të vdekurve mund të shënojë rritje./21Media

TË NGJAJSHME