Shekerinska, NATO, SHBA – dallime për nuanca! Ndahen buxhete më të larta me qëllim të shmangim luftë

TË FUNDIT

Buxhetet e rritura në sferën e mbrojtjes dhe prodhimi i rritur i pajisjeve ushtarake janë me qëllim që të shmangim luftë dhe të jemi të gatshëm për të refuzuar sulme.

Këtë në intervistë për “360 shkalla” mbrëmë e paralajmëroi ish ministrja e mbrojtjes dhe zëvendës sekretare e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska në lidhje me rritjen e buxheteve të vendeve anëtare të Aleancës në sferën e mbrojtjes. Sa i përket dallimit mes SHBA-ve dhe vendeve anëtare më të fuqishme të Aleancës në lidhje me mënyrën se si duhet të kërkohet zgjidhja paqësore për Ukrainë, Shekerinska tha se kjo nuk është hera e parë që rrugët e vendeve anëtare më të fuqishme të ndahen. Megjithatë thotë se ka konsensus të plotë se me përkrahjen e Ukrainës përmirësohet edhe siguria e vet.

“Mesazhi që erdhi nga SHBA është se ata presin që Europa të mbajë një pjesë më të madhe të barrës për sigurinë europiane. Jo sepse mendojnë se SHBA-të nuk duhet të jenë këtu, por sepse mendojnë se për një kohë të gjatë Europa ka përdorur, në një farë mënyre, garancinë e dhënë dhe të financuar nga SHBA. Pra, diskutimi kryesor u fokusua, veçanërisht në pjesën e parë- nëse Aleanca shpenzon mjaftueshëm dhe në mënyrën e duhur për të garantuar sigurinë e saj”, tha Shekerinska, transmeton TV21.