Në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës, në kejin e Vardarit në Shkup u mbajt garë në suaza të shënimit të 70-vjetorit të themelimit të NATO-s. Garën e hapi shefi i Zyrës për lidhje të NATO-s, Zoran Jankoviq, kurse vrapuan edhe ministrja e mbrojtjes, Radmila Shekerinska, shefi i Shtatmadhorisë, Vasko Gjurçinovski, euroambasadori Samuel Zhbogar, si dhe përfaqësuesit e kreut ushtarak diplomatik. Në garën morën pjesë gjithsej 270 garues në vrapim prej 3 dhe 5 kilometrash.
