Shefi i kabinetit të Merkelit pohon se pandemia do të zgjas të paktën deri në fund të vitit

TË FUNDIT

Pandemia e koronavirusit do të zgjasë të paktën deri në fund të këtij viti, deklaroi sot shefi i kabinetit të kancelares gjermane Angela Merkel, Helge Braun për Radion “Dojçelandfank”.

“Tani nuk jetojmë pas pandemisë – më shumë jetojmë në mes të pandemisë që do të jetë me ne për një kohë – të paktën deri në fund të këtij viti dhe kjo është shumë optimiste”, tha Braun.

Merkel dje njoftoi hapa për të lehtësuar karantinën e vendosur për shkak të koronavirusit në Gjermani, por në të njëjtën kohë filloi edhe mekanizma “frena për raste emergjente” që lejon të rivendosen sërish kufizimet nëse numri i të infektuarve fillon përsëri të rritet.

Në të njëjtën kohë, virologu gjerman, Aleksander Kekule shprehu shqetësimin për shpejtësinë dhe shtrirjen e masave lehtësuese kundër koronavirusit dhe parashikoi “stuhi virusale” në vjeshtë.

Kekule për ZDF deklaroi se monitorimi i zinxhirit të infeksionit ende nuk është në nivelin e dëshiruar dhe se grupet e rrezikut nuk mbrohen sa duhet.

Lehtësimi i dakorduar i masave zvogëlon nivelin e sigurisë, paralajmëroi drejtori i Institutit të Mikrobiologjisë Mjekësore në Klinikën Universitare Halle.

Sipas tij, është e rëndësishme të zhvillohet koncept i qëndrueshëm për mbrojtje, në vend se politikë “lehtësimi-shtrëngimi”./MIA