SHBA – Vritet edhe një afro-amerikan, demonstrata në St. Louis

TË FUNDIT

Policët amerikanë kanë vrarë edhe një person të mitur me ngjyrë në St. Louis, Missouri, pasi që ai ka nxjerrë revolen gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, njoftuan agjencitë botërore.

Një grup njerëzish të mllefosur janë tubuar te vendi i incidentit, ndërsa disa nga demonstruesit kanë hedhur parullën “Jeta e zezakëve vlen”, e cila u bë e njohur gjatë protestave për vrasjen e tinejxherit të zi Michael Brown në Fergusonin fqinj.

Shefi i policisë në St. Louis Sam Dotson në konferencë për gazetarë ka thënë se dy persona të dyshuar kanë ikur nga shtëpia, ndërsa dy oficerë policie, të cilët kanë bastisur atë në kërkim të armëve dhe drogës, janë dhënë në ndjekje të tyre.

Njëri nga policët ka hapur zjarr, pasi që njëri nga të dyshuarit ka nxjerrë armën. Polici tjetër gjithashtu ka shkrepur dy plumba.

Dotson gjithashtu tha se policët në vendngjarje kanë gjetur krek dhe kokainë.

I riu, i identifikuar si Mansur Ball-Bay, 18 vjeçar, i është nënshtruar plagëve të marra. Shoku i tij ka arritur të ikë.

Gjatë demonstratave, disa nga mbi 2 00 protestuesit i kanë gjuajtur me shishe dhe tulla policët, të cilët kanë mbajtur mburoja dhe kanë përdorur gaz lotsjellës.

Nëntë persona janë ndaluar për shkak të pengimit të komunikacionit dhe kundërshtimit të arrestimit, njoftoi policia.

Vrasja e tinejxherit ndodhi në kohën kur në atë rajon po shënohet përvjetori i vrasjes së Kajieme Poëell, afro-amerikanit të cilin policët e vranë derisa u afrohej me thikë në dorë.