SHBA vendos sanksione të reja për Sirinë

TË FUNDIT

SHBA-ja dje vendosi  sanksione të reja kundër personave zyrtar sirian, entitete dhe individë, të akuzuar për ndihmë të presidentit Bashar al-Asad, transmetojnë mediat britanike.

Qëllimi i këtij operacioni  restriktiv,  në të cilin është përfshirë edhe Ministria siriane për naftë; sipas agjencive perëndimore, është ta bind “qeverinë e Asadit të kthehet në tryezën negociuese nën udhëheqësi të KB-së për përfundim të luftës gati dhjetë vjeçare në Siri.

Ministria amerikane e financave kumtoi se sanksionet përfshijnë  përfaqësues ushtarak, anëtarë të parlamentit dhe kompani shtetërore, si dhe  qytetarë sirian dhe libanez të cilët punojnë  në rindërtimin e industrisë siriane të naftës.

“Ministria e financave është e vendosur në qëllimin të vazhdojë të kryejë  presion ekonomik mbi regjimin e Asadit dhe aleatëve të tij për shkak të shtypjes që e bëjnë”. deklaroi ministri amerikan i financave, Stiven Mnuçin.

Siria tashmë gjendet nën sanksione të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, të cilët shtetit dhe qindra kompanive e individëve  ua ngrinë mjetet në vendet e huaja.