Administrata Trump po pezullon të gjithë përpunimin e vizave për vizitorët nga 75 vende duke filluar nga 21 janari. Të paktën kështu raportoi këtë të mërkurë Fox News, duke cituar një memo nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve. Mes këtyre vendeve bën pjesë dhe Shqipëria, po ashtu edhe Kosova.
Përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment mbi memorandumin e raportuar, të cilin Fox News tha se u drejton ambasadave amerikane të refuzojnë vizat sipas ligjit ekzistues ndërsa departamenti rishikon procedurat e tij. Nuk është dhënë ende një afat kohor.
Pezullimi vjen në mes të një goditjeje të gjerë ndaj emigracionit të ndjekur nga presidenti republikan i SHBA-ve, Donald Trump, që kur mori detyrën janarin e kaluar.
Në nëntor, Trump kishte premtuar të “pezullonte përgjithmonë” migracionin nga të gjitha “Vendet e Botës së Tretë” pas një të shtëne pranë Shtëpisë së Bardhë nga një shtetas afgan që vrau një pjesëtar të Gardës Kombëtare.
Lista e plotë e vendeve përfshin: Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguanë, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin. Duket se nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia nuk bën pjesë në këtë listë.
