SHBA-të dhe BE-ja do të mbikëqyrin marrëveshjen/ Eskobar dhe Borrell: Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet

TË FUNDIT

Përfaqësuesi i lartë i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretari i shtetit Gabriel Escobar e vlerësoi të suksesshëm dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, e veçanërisht për kontributin e Maqedonisë në arritjen e stabilitetit rajonal. Ai këtë e tha pas takimit të djeshëm 12 orësh të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Eskobar theksoi se me këtë Maqedonia dëshmoi se është partner i besueshëm, mik dhe aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lidhur me rezultatin e takimit, ai tha se është arritur marrëveshje e vështirë por e nevojshme për marrëdhëniet e mëtejshme mes dy vendeve.

“Kjo jo vetëm që hap dyert për integrimin euroatlantik për të dy vendet, por hap dyert për rajonin për të hyrë në një epokë të re të paqes. Shtetet e Bashkuara do të angazhohen të ndihmojnë në zbatim dhe se zbatimi do të jetë në interes të të dy vendeve dhe rajonit. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur politikisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër për ta bërë realitet paqen në Ballkan.”- deklaroi Gabriel Eskobar, ërfaqësues I SHBA-ve për Ballkanin Perëndimorë.

Pas takimit foli edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, i cili theksoi se Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet, gjë që do t’i hapë rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Kosova u pajtua menjëherë, kur them menjëherë mendoj për negociatat e Bashkimit Evropian për një dialog për të lehtësuar, formuar në nivelin e duhur dhe garantuan se do të sigurojnë nivel adekuat të vetëqeverisjes së Asociacionit të Komunave Serbe të Kosovës. Palët ranë dakord gjithashtu për të theksuar Deklaratën e personave të zhdukur.”- tha Josep Borrell, përfaqësues i BE-së.

Kryeministri Kovaçevski përshëndeti marrëveshjen e arritur për zbatimin e Marrëveshjes Udhërrëfyes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të jetë e detyrueshme për të dyja palët në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

“Paqja, pajtimi dhe zhvillimi ekonomik janë parakushtet kryesore për përparimin e përshpejtuar për gjithë Ballkanin Perëndimor drejt Bashkimit Evropian. Dua të përgëzoj Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti për guximin dhe vizionin e tyre dhe t’u uroj përparim dhe sukses të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut do të jetë gjithmonë mike e gjithë vendeve fqinje.”- Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Në Ohër ka përfunduar mbrëmë vonë dialogu Beograd-Prishtinë, me të cilin është arritur marrëveshje e cila vlerësohet se do të luajë rol të rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.