Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (US Centcom) publikoi gjatë natës pamje që tregojnë disa anije iraniane duke shpërthyer pasi u goditën nga sulmet amerikane.
Komanda Qendrore e SHBA-së thotë se objektivat e “eliminuara” të martën përfshinin 16 anije që vendosnin mina detare pranë Ngushticës së Hormuzit.
Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, gjenerali Dan Caine, deklaroi gjatë një konference në Pentagon të hënën se shkatërrimi i flotës detare të Iranit ishte një nga tre objektivat kryesore të operacionit ushtarak “Epic Fury”.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte paralajmëruar më parë se çdo anije iraniane që përpiqet të vendosë mina në Ngushticën e Hormuzit do të shkatërrohet. Kjo ngushticë është një rrugë shumë e rëndësishme ndërkombëtare transporti në Lindjen e Mesme, ku kohët e fundit anijet tregtare dhe anijet me kontejnerë janë përballur me sulme.
Pamjet e publikuara nga Komanda Qendrore e SHBA-së në rrjetin social X (Twitter) tregojnë anije të madhësive të ndryshme që shpërthejnë pasi goditen nga raketa ose predha.
