SHBA: Rusia dhe Kina veprojnë në mënyrë aktive në Ballkan

TË FUNDIT

Rusia dhe Kina janë aktive si forca të jashtme në Ballkan dhe vizita e sekretarit të shtetit Majkëll Pompeo është mënyrë për t’iu “përgjigjur kësaj sfide”, thonë zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.

Ballkani është një “rajon strategjikisht shumë dinamik” me forca të jashtme. “Kina blen portin e Pireut, Rusia tregon sjellje të keqe në Maqedoninë e Veriut, Rusia po përpiqet të manipulojë Kishën Ortodokse – mos harroni se rreth dy vjet e gjysmë më parë Greqia dëboi katër rusë për pjesëmarrjen e tyre … në aktivitete të papërshtatshme të lidhura me kishën”, deklaroi zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Brifungu ishte me rastin e vizitës dyditore të Pompeos në Greqi.

Sipas një zëdhënësi tjetër të Departamentit të Shtetit, qëllimi i vizitës ishte “bashkimi i të gjitha aspekteve të fuqisë amerikane dhe diplomacisë amerikane për të përmbushur këtë sfidë” nga Rusia dhe Kina në rajon.

Nga 27 shtator deri më 2 tetor, Pompeo është në turne nëpër Evropë, me ç’rast e vizitoi Greqinë dhe do të qëndrojë në Itali, Vatikan dhe Kroaci./MIA