SHBA-ja ka publikuar pamjet e momentit kur një avion rus hodhi karburant mbi një dron amerikan mbi Detin e Zi të martën – një konfrontim që ka ndezur një grindje diplomatike dhe ka çuar në një garë për të rikuperuar disa teknologji shumë të klasifikuara, shkruan CNN, përcjell portali tv21.tv
Official footage released by the U.S. Air Force of the collision between a Russian Su-27 and US MQ-9 over the Black Sea. pic.twitter.com/kZaYUyXzVm
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) March 16, 2023
Shtëpia e Bardhë i kritikoi veprimet e Moskës duke i cilësuar ato si “të pasigurta, joprofesionale dhe të pamatura”, ndërsa ministria ruse e mbrojtjes mohoi që avioni i saj u vë kontakt me dronin.
Por pamjet dramatike që u deklasifikuan të enjten duket se tregojnë avionin rus që lëshon një shtëllungë karburanti mbi dronin, duke shkaktuar ndërprerjen e sistemeve të tij të kamerave.
Avionët rusë dhe amerikanë kanë operuar mbi Detin e Zi gjatë luftës së Moskës në Ukrainë , por ky është incidenti i parë i këtij lloji që nga fillimi i konfliktit – dhe kërcënon të rrisë më tej tensionet midis dy vendeve./21Media