SHBA planifikon 100 milionë doza vaksina kundër COVID-19 deri në fund të vitit

TË FUNDIT

Administrata amerikane planifikon ta përshpejtojë zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri.

Sipas një përfaqësuesi të lartë në administratën e presidentit amerikan Donald Tramp, qëllimi i SHBA-së është deri në fund të vitit të përgatiten 100 milionë doza vaksina.

Muajin e kaluar SHBA-ja filloi testimin e vaksinës ndaj njerëzve. Drejtori i Institutit nacional për alergji dhe sëmundje infektive, Antoni Fauçi gjatë fjalimit para Kongresit, deklaroi se SHBA mund të kenë vaksinë kundër Kovid 19 në periudhë prej 12 deri 18 muaj./MIA