Policia e Kongresit në Uashington po i heton raportimet se kongresisti republikan, Endri Haris dje me pistoletë u përpoq të hynte në Dhomën Përfaqësuese të SHBA-së, njoftoi televizioni En-Bi-Si.
“Një nga punonjësit e sigurimit të pranishëm pa një armë zjarri te kongresisti Haris dhe ua kumtoi informacionin eprorëve të tij”, deklaroi për televizionin zëdhënësi i Kapitoll Hillit.
Ai shpjegoi se Haris nuk arriti ta fuste pistoletën në sallë.
Javën e kaluar anëtari i ri i parlamentit në Dhomën e Poshtme, Timoti Bloxhet vendosi rregulla sipas të cilave kongresistët duhet të kontrollohen me detektorë metali para se të hyjnë në sallë.
