SHBA miraton përdorimin e plazmës për trajtimin e Covid-19 – Trump: Kjo është ditë historike në luftën kundër korona virusit

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Donald Tramp kumtoi se FDA urgjentisht e ka miratuar përdorimin e  plazmës së gjakut  te pacientët e shëruar me Kovid-19 në trajtimet me të infektuarit me koronavirus.

Në pres konferencën e jashtëzakonshme, Tramp këtë e quajti “moment historik në luftën kundër koronavirusit”.

“Kjo është me të vërtetë ditë historike. Bëhet fjalë për  terapi të fuqishme e cila mundëson transfuzion të antitrupave shumë të fuqishëm nga gjaku i pacientëve të shëruar që t’u ndihmojnë pacientëve të cilët luftojnë me infeksionin. Rezultatet tregojnë se ky trajtim është jashtëzakonisht i suksesshëm”, tha Tramp dhe u bëri thirrje  njerëzve të cilët janë shëruar nga Kovid-19 të dhurojnë plazmë të gjakut.

Trajtimi përfshin bartje të antitrupave nga pacienti i shëruar mbi pacientin e infektuar me Kovid-19.

Shtëpia e bardhë paraprakisht kumtoi se presidenti Donald Tramp do të shpallë “përparim të madh në trajtimin e koronavirusit”, pandemi  nga e cila në SHBA tashmë vdiqën  më shumë se 176.000 njerëz, ndërsa janë infektuar pothuajse 5,7 milion persona – më shumë se në cilindo vend tjetër në botë, citon “Zëri i Amerikës”.

Një ditë më parë, Tramp pa kurrfarë dëshmi, e akuzoi “shtetin”, përkatësisht “njerëzit  në hije” në Agjencinë amerikane për ushqim dhe ilaçe se “ua vështirësojnë punën  kompanive farmaceutike të gjejnë njerëz për testim të vaksinave dhe  trajtimeve”. Tramp në Tuiter madje  ka pohuar se  përfaqësuesit zyrtar të FDA-së “dukshëm bëjnë përpjekje për ta anuluar gjetjen e  përgjigjes së virusit deri pas zgjedhjeve, më 3 nëntor”.