SHBA, më shumë se 350.000 të vdekur nga Covid-19

TË FUNDIT

Në SHBA deri tani nga koronavirusi kanë vdekur më shumë se 350.000 njerëz, tregojnë të dhënat e Universitetit Xhon Hopkins.

Në 24 orët e fundit në SHBA  janë konfirmuar 2.398 raste të reja të vdekjes nga koronavirusi, me çka numri i tërësishëm arriti 350.186 persona të vdekur.

SHBA-ja është e para në botë sipas numrit të rasteve të vdekjes nga Kovid-19, si dhe sipas numrit të personave të infektuar, të cilët janë mbi 20 milion nga fillimi i pandemisë.