Më shumë se 4,4 milionë punonjës në SHBA kërkuan kompensim javën e kaluar që erdhi si pasojë e largimeve nga puna në një vend ku ekonomia është pothuajse në pushim, si rezultat i masave për parandalimin e koronavirusit, kumtoi sot ministria e Financave.
Kjo është më pak se javën e kaluar kur 5.2 milion njerëz aplikuan për kompensime të tilla, por është akoma në një nivel historik të lartë.
Deri më tani, rreth 26 milion njerëz në SHBA janë regjistruar si të papunë në pesë javët pasi miliona punëdhënës u detyruan t’i mbyllnin dyert e tyre për shkak të paraqitjes së epidemisë së koronavirusit.
Ky është një numër i paparë deri më tani i aplikacioneve dhe është rezultat i masave të izolimit masiv në vend në përpjekje për ta ndaluar përhapjen e Kovid-19.
Një në gjashtë punëtorë amerikanë e humbi vendin e punës në mes të marsit, duke qenë shkalla më e lartë e papunësisë ndonjëherë. Ekonomistët parashikojnë që shkalla e papunësisë mund të arrijë 20 për qind në prill./MIA
