SHBA, konfiskohen 15 milionë maska të falsifikuara

TË FUNDIT

Doganierët amerikan dhe policia kufitare nga fillimi i pandemisë kanë konfiskuar rreth 15 milionë maska të falsifikuara N95, ka bërë të ditur Shërbimi doganor i SHBA-së.

Janë konfiskuar maska të pasigurta si pjesë e aksionit për parandalimin që kriminelët të përdorin krizën e interesit personal, njofton Si-Bi-Es- Njuz.

Dogana ka informuar dhe ka konfiskuar rreth 180.000 teste të ndaluara për Kovid dhe 38.000 tableta të ndaluara të ilaçit Hlorokin që përdoret për malarie.

Nëpunësit doganor dhe policia kufitare detajisht punojnë në zbulimin e maskave të falsifikuara N95 dhe maskave kirurgjikale që nuk përmbushin standardet e Agjencisë amerikane për ushqim dhe ilaçe, theksohet në kumtesë.