SHBA jep “OK” për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

TË FUNDIT

Senati i Shteteve të bashkuara të Amerikën ratifikoi protokollin për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ratifikimi u bë me 91 vota “për” dhe 2 “kundër”.

Senatori republikan Ron Xhonson vlerësoi arritjen e Marrëveshjes së Prespës e cila sipas tij po bën Maqedoninë e Veriut anëtaren e 30-të të NATO-s.

“Zgjidhja e kontestit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut tregon se NATO-ja nuk vetëm aleancë efektive por edhe forcë e jashtëzakonshme për stabilitet në Evropë. Maqedonia e Veriut po bëhet anëtare e 30 e NATO-s sepse punoi në zgjidhjen e një mosmarrëveshje dypalëshe. Unë I mbështes politikat e NATO-s për dyer të hapura dhe shpresoj që edhe aspirantë të tjerë të zgjidhin kontestet, të luftojnë korrupsionin dhe të bëjnë reformat e vështira” deklaroi senatori republikan Ron Xhonson.

Dy senatorët që votuan kundër ishin republikanët Juta Majk Li dhe Rend Poll. Ai tha se anëtarësimi në NATO i vendeve të vogla si Maqedonia nuk sjell asgjë për sigurinë e përbashkët.

“Cili është përfitimi i SHBA-ve për të anëtarësuar shtete që kanë ushtri me te cilat mezi e mbrojnë veten e tyre. Unë them se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk sjellë absolutisht asgjë për sigurinë tonë kombëtare. Ne do të marrim kontribute direkte më pak se 1 milion dollarë nga Maqedonia e Veriut, kjo nuk duket fer apo jo? Unë mendoj se nuk na duhet ta zgjerojmë NATO-n dhe nuk mendoj se na duhen të tjerë për të cilët do të duhet të paguajnë taksapaguesit tanë” tha senatori republikan Rand Paul.

Përmes një postimi në Facebook, ratifikimin e protokollit në Senatin amerikan e ka përshëndetur edhe Presidenti i vendit Stevo Pendarovski duke shkruar se “partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”.

SHBA-të janë vendi i 25 me radhë që e ratifikoi protokollin për aderim të vendit tonë në aleancën veri atlantike. Mbeten edhe 4 shtete që duhet të japin dritë jeshile që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s.