SHBA-ja dje vendosi kufizime të reja të vizave ndaj autoriteteve kineze për shkak të pretendimeve të shkeljeve të të drejtave të njeriut, duke ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër Pekinit muajin e fundit të mandatit të presidentit amerikan Donald Tramp.
Kufizimet e reja kanë të bëjnë ndaj të gjithë “përfaqësuesve të Partisë Komuniste kineze të përfshirë në aktivitete të tilla represive, pa dallim ku ndodhen”, theksohet në deklaratën e ministrit amerikan të Punëve të Jashtme Majk Pompeo.
Pompeo shtoi se kufizimet ndaj të gjithë nëpunësve për të cilët besohet se janë përgjegjës apo bashkëpjesëmarrës në luftën kundër grupeve të pakicave religjioze dhe etnike.
Madje edhe anëtarë të familjeve të personave zyrtarë kinezë të përfshirë me sanksionet nuk do të mund të marrin viza amerikane.
