SHBA-ja po përballet me krizën më të errët shëndetësore në histori

TË FUNDIT

Drejtori i Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfilld ka paralajmëruar se pandemia e Kovid-19 e cila ende vazhdon të jetë e pranishme në të gjithë vendin, do të jetë kriza më e errët shëndetësore në historinë e vendit në muajt e ardhshëm para se vaksinat të bëheshin gjerësisht të pranishme nëpër spitalet.

Mesazhi prej një nga zyrtarët më të lartë të shëndetësisë të vendit pason pas festës të Ditës së Falënderimeve në të cilën miliona amerikanë injoruan paralajmërimet për shmangie të udhëtimit dhe tubimet e mëdha, madje edhe me një rritje të ndjeshme të rasteve të Kovid-19.

Përveç humbjes së madhe të jetëve, vendi po përballet me faktin se sistemi shëndetësor ka arritur pikën e shpërthimit, tha Redfilld. Sipas tij, infeksioni tani ka arritur të gjitha pjesët e vendit dhe vazhdon të përhapet përgjatë një rruge shumë më të pjerrët se çdo valë e mëparshme e pandemisë.

“Realiteti është se dhjetori, janari dhe shkurti do të jenë periudha të vështira”, tha Redfilld drejtpërdrejt në një prezantim të organizuar nga Fondacioni Amerikan i Odës së Tregtisë.

“Në fakt, besoj se do të jetë koha më e vështirë në historinë e shëndetit publik të këtij kombi”, shtoi ai.