Administrata e presidentit Donald Tramp përpunon protokolle për verifikim të punëtorëve për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm të fabrikave në vend, në kohën kur SHBA përballet me pandeminë e koronavirusit.
“Përpunohen procedurat më të mira që fabrikat të vazhdojnë punën. Duhet të përdorim protokolle të duhura dhe lloje të ndryshme të distancës fizike. Fabrikat duhet të rikonfigurohen, duhet të përdoren metoda si termoskaner për të monitoruar nëse (punëtorët) kanë ethe kur vijnë në punë”, deklaroi Piter Navaro, këshilltar për Tregti i presidentit Tramp.
