SHBA-ja vendos sanksione për ndërmarrjet shtetërore ruse, të orientuara në mbrojtje, me qëllim që ta kufizojnë aftësinë e Rusisë në zëvendësimin e pajisjes ushtarake, të cilën tanimë e ka humbur gjatë luftës brutale kundër Ukrainës, deklaroi një përfaqësues i lartë i Shtëpisë së Bardhë, njoftoi DPA.
Duke folur në margjinat e samitit të G7 në Gjermaninë jugore, përfaqësuesi zyrtar tha se Uashingtoni do të vendos doganë më të lartë për më shumë se 570 grupe të prodhimeve ruse me vlerë prej rreth 2,3 miliardë dollarë.
“Liderët e G7 do t’i harmonizojnë dhe zgjerojnë sanksionet, që në mënyrë shtesë ta kufizojnë qasjen e Rusisë deri te teknologjia perëndimore, e cila mund ta përkrah industrinë ruse për armë”, kumtoi përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti amerikan Xho Bajden dhe kolegët e tij të G7, siç tha ai, do të kërkojnë autorizim që t’i vendosin të gjitha të ardhurat nga doganat e mallërave ruse në shërbim të përpjekjeve ushtarake ukrainase.
