SHBA-ja më nuk i ruan vaksinat për dozën e dytë, shkojnë në vaksinim më masiv

TË FUNDIT

Ministria amerikane e Shëndetësisë, njoftoi se menjëherë është vendosur që të shpërndahen vaksinat tjera kundër Kovid-19 me të cilat disponon shteti, në vend se të lihen gjysma për dozën e dytë, në përpjekje që të vaksinohen sa më shumë njerëz.

Ministri Alek Azar për televizionin Ej-Bi-Si deklaroi se prodhimtaria e vaksinave të “Fajzer” dhe “Moderna” tani është “plotësisht e parashikueshme” dhe se të gjitha dozat mund të shpërndahen menjëherë, duke përllogaritur se laboratorët me kohë do t’i sigurojnë sasitë e nevojshme për dozën e dytë.

Vaksinat e “Fajzer” dhe “Moderna”, që janë miratuar në SHBA, jepen në dy doza, në distancë prej tre deri katër javë.

Me ndryshim të vendimit që të ruhet gjysma e rezervave, autoritetet shpresojnë se do ta rrisin numrin e njerëzve të cilët mund ta marrin shpejtë vaksinën, njofton Ej-Bi-Si.

Presidenti i sapozgjedhur Xho Bajden para disa ditëve tha se edhe administrata e tij, e cila do ta ndërmarrë pushtetin për shtatë ditë, gjithashtu, do të ndërmarrë një qasje të tillë.

Tempoja e vaksinimit është përshpejtuar në javët e fundit, sepse deri më tani rreth nëntë milionë njerëz e kanë marrë dozën e tyre të parë, njofton CDC. Por, ekspertët theksojnë se tempoja duhet edhe më shumë të përshpejtohet dhe se institucioneve kompetente shtetërore dhe lokale iu nevojiten më shumë resurse dhe mbështetje.

Nga 25 milionë dozat e shpërndara përgjatë shteteve federale, amerikanët deri më tani kanë pranuar vetëm 8,9 milionë doza të vaksinave./MIA