Autoritetet shëndetësore amerikane urdhëruan një grup të shkencëtarëve dhe etikëve të pavarur të përgatisin udhëzime për atë se kush do t’i marrë dozat e para të vaksinës kundër Kovid-19, kur ajo do të prodhohet.
Udhëzimet kanë për qëllim të vendosin kornizë të paanshme të cilën Qendra amerikane për kontroll dhe preventivë të sëmundjeve (CDC) do ta shfrytëzojë për ta planifikuar distribuimin e vaksinave të para, për të cilat autoritetet amerikane presin të jenë gati nga fundi i vitit.
Grupi kishte për detyrë ta zhvillojnë planin nga liderët e CDC-së dhe Institutit nacional për shëndetësi (NIH). Këtë punë do ta kryejë komiteti special i ekspertëve nga Akademia nacionale amerikane e shkencave, inxhinierisë dhe mjekësisë dhe Akademia nacionale për mjekësi, trup i pavarur këshilldhënës.
Në takimin e parë, drejtori i Institutit nacional shëndetësor (NIH) dr. Fransis Kolins kërkoi të merren parasysh nevojat e individëve të cilët janë në rrezik më të madh nga komplikimet, pasi që të sëmuren nga Kovid-19. Ai i theksoi edhe nevojat e punonjësve shëndetësorë, ushtrisë, të punësuarve në veprimtaritë thelbësore dhe rajonet në SHBA të cilat janë më të goditura nga virusi.
