SHBA-ja dhe aleatët e saj perëndimorë janë gjithnjë e më të shqetësuar për përforcimin e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Kinës në sfera me interes të përbashkët, deklaroi sot komandanti i forcave të NATO-s për Evropë, Tod Uolters.
Ai tha se përforcimi i bashkëpunimit “sugjeron absolutisht shfaqjen e partneritetit”.
Sipas Ualters, partneriteti synon promovimin e interesave të përbashkëta, të cilat mund të jenë në dëm të Evropës dhe vendeve përreth.
NATO-ja e akuzon Rusinë se po përpiqet të destabilizojë Perëndimin me armë të reja bërthamore, sulme kibernetike dhe aktivitete të fshehta. Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian, shumë vende të të cilit janë anëtare të NATO-s, e sheh Kinën si rival në sferën e saj të ndikimit, por edhe si partner tregtar.
