SHBA dhe Egjipti biseduan për armëpushimin në Gazë

TË FUNDIT

Presidenti amerikan, Xho Bajden bisedoi në telefon me kolegun e tij egjiptian, Abdelfatah al-Sisi për përforcimin e armëpushimit në Gazë, ndihmën humanitare për Rripin e Gazës dhe përpjekjet ndërkombëtare për ripërtëritje të shkatërrimeve, kumtoi kabineti i presidentit të SHBA-së.

Dy liderët biseduan edhe për mënyrat e jetësimit të procesit paqësor izraelito-palestinez, pas vales së fundit të dhunës që përfundoi m armëpushim herët në mëngjesin e së premtes, thuhet në kumtesë.

Egjipti është ndërmjetësi kryesor në përfundimin e konfliktit të armatosur 11-ditor mes Izraelit dhe Hamasit palestinez, ndërsa Kajro do të jetë destinacioni I radhës I sekretarit amerikan të Shtetit, Entoni Blinken gjatë vizitës në Lindjen e Afërt.

Kjo ishte thirrja e dytë e Bajden drejtuar Al Sisit gjatë disa ditëve të fundit lidhur me konfliktin, por kësaj radhe biseda u zgjerua në marrëdhëniet bilateral dhe disa çështje rajonale, përfshirë Libinë dhe Irakun.