Shaqiri mund të nënshkruaj sot me Stok Sityn

TË FUNDIT

Lajmet e fundit nga mediet zvicerane flasin se sot (e hënë) Xherdan Shaqiri mund të nënshkruajë me klubin anglez, Stok Sity. Ende nuk është fikse, por shumë indikacione flasin se ai mund të jetë një lojtar i Stok Sityt”.

Sipas gazetës zvicerane, Shaqiri i cili ishte i pranishëm në tribunat e stadiumit britanik në ndeshjen që Stok e zhvilloi kundër Liverpulit, së bashku me vëllain dhe menaxherin e tij Erdinin është duke qëndruar ende në klubin anglez. Për kalimin e Xherdanit në Stok, shpreson edhe trajneri Mark Hughes. “Ne shpresojmë që sa më parë të kryhet kjo marrëveshje. Një tregues i mirë është që Shaqiri ishte i pranishëm në tribunë ”, ka thënë trajneri.

Në anën tjetër, gazeta shkruan se Shaqiri nuk ka qenë vetëm në Stok, por edhe në Everton për një vizitë, megjithatë nëse gjithçka shkon në rregull, ai që sot mund të nënshkruaj më klubin e Stokut, njofton “albinfo.ch”.

Siç është raportuar edhe më herët, oferta e Stokut por edhe Evertonit për Shaqirin është 17 milion euro.