Tarifa më të ulëta për transmetimet televizive, edukim mediatik dhe mjete për zbulim të shpejtë dhe parandalim të shpërndarjes së lajmeve të rrejshme, siç bëri të ditur Ministria e Shoqërisë Informatike ne krye me Jeton Shaqirin dhe Administratës, janë një pjesë nga fokusi i punës gjatë të gjithë mandatit.
Nga MSHIA shtojnë se puna e tyre do të fokusohet edhe në mediat, ndërsa siç theksojnë, objektivi ynë primar është krijimi i një mjedisi ku mund të operojnë media të lira dhe të pavarura dhe për këtë, siç theksojnë, do të punojmë intensivisht.
Një pjesë e pikave të fokusit të cilat i theksojnë, përveç mjeteve për gazetarët dhe qytetarët, për zbulim të shpejtë dhe parandalim të shpërndarjes së lajmeve të rrejshme dhe edukim mediatik, sidomos tek pjesa më e re e popullsisë, përmes përfshirjes së materialeve të duhura në lëndët mësimore në shkollat fillore dhe të mesme, duke filluar nga viti shkollor 2021-2022, janë edhe mbështetje për krijimin e një laboratori kërkimor mediatik, mbështetje të vazhdueshme financiare dhe jofinanciare për mediat e shtypura dhe televizionet lokale dhe tarifa më të ulëta për transmetimet televizive
