Tifozët shqiptarë të Interit të mos shqetësohen. Me shumë mundësi Xherdan Shaqiri do të vazhdojë të veshë fanellën zikaltër edhe për sezonin e ardhshëm.
Xherdan Shaqiri do të qëndrojë në Inter.
Interi ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për të ardhmen e kosovarit Xherdan Shaqiri.
La Gazzetta dello Sport shkruan se Interi ka hequr dorë nga sulmuesi i Wolfsburgut, Ivan Perishiq dhe ky është një lajm shumë i mirë për Shaqirin.
Sipas të përditshmes italiane, Roberto Mancini ka vendosur që t’ia jap edhe një mundësi Shaqirit, i cili nuk ka luajtur asnjë minutë për Interin këtë fazë përgatitore.
