Xherdan Shaqiri e ka nisur mbarë sezonin e ri 2025/26 duke shënuar dy gola në Superligën e Zvicrës, transmeton TV21. Baseli në derbin e javës u përballë me Young Boysin ku e mposhti me rezultat 4 me 1. Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri shënoi në minutën e 39 pas një asistimi të bukur nga Dominik Schmid. Në pjesën e dytë të ndeshjes, gjegjësisht në minutën e 60 nga penaltia Shaqiri shënoi golin e dytë kundër Young Boys, ku Baseli kaloi në epërsi. Ndërkaq, në minutën e 75 Kevin thelloi rezultatin, ndërsa me golin e Metinho në minutat në vazhdim u vulos fitorja e Baselit kundër Young Boys./TV21
