Kryetari i Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Haxhi Shala ka informacione se Serbia ka vendosur disa antena të reja në disa qytete të Kosovës. Përveç pjesës veriore të Kosovës, Shala thotë se antenat janë vendosur në Manastirin e Deçanit, në Hoçë të Madhe dhe në Pejë. Ndërsa profesori universitar Vigan Qorrolli, thotë se përgjimet ilegale serbe kanë për qëllim ta destabilizojnë Kosovën./21 Media/
