Shaip Kamberi nuk arriti të bëhet deputet në Parlamentin e Serbisë

TË FUNDIT

Shaip Kamberi nuk ka mundur ta fitojë mandatin e deputetit në Parlamentin e Serbisë, raportojnë mediat në Kosovë.

Kamberi thuhet se ka mbetur jashtë Parlamentit serb për një numër shumë të vogël votash.

Kjo është e hera e tretë që përsëriten zgjedhjet në njësinë numër 6 në Tërnoc të Bujanovcit.

Për herë të dytë, zgjedhjet në Tërnoc u zhvilluan më 28 prill, ku Kamberi nuk arriti që të fitojë mandatin e deputetit.

Kamberi kishte kërkuar ripërsëritje të votimit, pasi sipas tij këto zgjedhje u karakterizuan me dalje të ulët të shqiptarëve, për shkak të pasivizimit të adresave.