Shahpaska: Kopshtet të përgatitura për pranimin e fëmijëve, të lira edhe 4.500 vende

TË FUNDIT

 Ministrja e Punës dhe e Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot deklaroi se institucionet për përkujdes dhe edukim janë të përgatitura më 9 shtator t’i pranojnë fëmijët në pajtim me protokollet shëndetësore. Të gjitha institucionet në vend në pajtim me protokollet për funksionim në kushte të pandemisë kanë kapacitet dhe i pranojnë 19 mijë fëmijë ndërsa deri më tani interesim për përkujdesje kanë treguar prindër të 14.555 fëmijëve.

“Analiza e të dhënave të kopshteve tregoi se ato janë përgatitur të mërkurën e ardhshme më 9 shtator të fillojnë me punë dhe t’i pranojnë dhe përkujdesen për fëmijët në pajtim me protokollet e përcaktuara. Prioritet për vizitën e kopshtit do të kenë fëmijët e prindërve kryefamiljarë ose të dy prindërve të cilët janë të punësuar dhe do të sjellin vërtetim nga punëdhënësi se punën nuk mund ta kryejnë në shtëpi. Në pajtim me protokollet për punë kopshtet kanë kapacitet t’i pranojnë 19 mijë fëmijë, por interes për përkujdes kanë treguar prindërit e 14.555 fëmijëve”, theksoi në pres konferencën e sotme ministrja Shahpaska.

Ajo sqaroi se nëse kopshtet kanë më shumë vende të lira gjegjësisht në pajtim me kriteret e protokollit mund të përkujdesin më shumë fëmijë se fëmijët prioritarë, atëherë mund të pranojnë fëmijë të tjerë të cilët janë të regjistruar në kopsht. Në pajtim me protokollet, grupet deri në 2 vjet duhet të kenë maksimum gjashtë fëmijë për të cilët do të kujdesen dy të punësuar ndërsa grupet prej tre deri në 10 vjeç, më së shumti 15 fëmijë për të cilët do të kujdesen dy të punësuar.

Shahpaska informoi edhe se Qeveria u ka rekomanduar komunave të sigurojnë ose të adaptojnë hapësirë të përshtatshme nëse ka nevojë për këtë, si edhe kuadër përkatës për periudhën kohore gjatë kohëzgjatjes së pandemisë nëse kopshti ka nevojë, me qëllim, siç tha të sigurohet funksionim i papenguar.

Sipas ministres Shahpaska nëse në një kopsht është plotësuar kapaciteti fëmija mund të përkujdeset në një kopsht tjetër ku ka vend të lirë por vetëm në kuadër të komunës së njëjtë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale përkujtoi se mbetet në fuqi masa të punësuarit të lirohen nga puna nëse kanë fëmijë deri në moshën 10-vjeçare. Ajo shtoi se nuk do të bëhet skrining i ri i të punësuarve në kopshte./MIA