Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit nga AKI, Isen Shabani në Click Plus në TV21, theksoi se pas 11 janarit do të përfundohet projekti i ujësjellësit dhe kanalizimit.
“Nga 11 janari do ti kem në tavolinë dhe do ti shpalosim pse janë bërë të gjitha këto pengesa dhe 6 projekte të tjera të cilat janë të kontraktuara, ujësjellësi në fazën e dytë në Vrapçishtë dhe rezervuarin për 500 metër kub ujë. Pjesën tjetër e kemi në infrastrukturë ku bëjnë pjesë rrugët në fshatin Vrapçishtë, Toplicë, Negotinë, Senakos dhe Dobërdoll dhe kanalizimi”, deklaroi kandidati i AKI-së, për Komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani.
