Kampioni në mundje, Shaban Tërstena është infektuar nga Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tërstena, duke njoftuar se gjendja shëndetësore i është përkeqësuar dje.
“Të dashur shokë, erdhi momenti që pas një viti për herë të parë shëndeti im nga nata e kaluar u dobësua, nuk u ndjeva mirë,.. Nuk kisha asnjë simptomë apo shenjë të virusit, por sipas testit dola pozitiv. Tani më për një javë do të jem nën regjimin e terapisë dhe medikamenteve. Kështu që, miqtë e mi vazhdojnë të jenë të kujdesshëm, sepse shëndeti është vetë jeta, është mbi gjithçka. Dhe më në fund kërkoj falje që të gjitha takimet e planifikuara do të anulohen”, shkroi Tërstena, transmeton TV21.
Ai ka shprehur edhe mirënjohje për personelin mjekësor, të cilët sipas tij, janë heroinat e vetme gjatë pandemisë së Covid-19.
