Sezoni i ngrohjes në Shkup fillon më 15 tetor! NOMAGAS njoftoi ndërprerje të gazit nga 13 deri më 17 tetor

TË FUNDIT

Sezoni i ngrohjes në Shkup zyrtarisht do të nisë më 15 tetor dhe do të zgjasë deri më 15 prill 2026, kumtoi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Nëse temperatura bie nën 12 gradë, ngrohja mund të nisë që nga 1 tetori, përcjell TV21. Operatori i sistemit NOMAGAS ka paralajmëruar ndërprerje në furnizimin me gaz nga 13 deri më 17 tetor, për shkak të remontit të sistemeve rajonale të transportit dhe gazsjellësit Turkish Stream, por sigurojnë se do të ketë mbushje me kohë të tubacioneve për furnizim pa pengesa. KRrE apelon te banorët që të kontrollojnë instalimet e brendshme dhe të shlyejnë faturat e energjisë elektrike, në mënyrë që ngrohja të fillojë pa probleme.