Kryetari aktual i Karposhit, Stefan Bogoev nuk do të garojë edhe për një mandat të dytë, pasi LSDM në Karposh ka nxjerrë Dushko Veskovskin.
Por Bogoev thotë se në LSDM është folur që ai të jetë drejtor i Doganave, megjithatë nuk e thotë troç se kjo do të ndodh.
“Këtë mund ta vërtetojë dhe mohojë Qeveria e cila e emëron drejtorin e Doganave. Ne kemi biseduar në parti për këtë mundësi”, tha Bogoev.
Ndërkaq, kandidati për kryetar të Karposhit është drejtor i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi” Shkup.
