Sërish tërmet prej 5 ballëve në Turqi

TË FUNDIT

Një tërmet me magnitudë 5 ballë ka ndodhur në orën 05:53 sipas kohës lokale në Kahramanmarash, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit në faqen e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një tërmet me magnitudë 5 ballë është regjistruar në rrethin Onikishubat të Kahramanmarash-it.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 6.95 kilometrash.