Sërish tërmet në Shqipëri, tani 4.7 ballë!

TË FUNDIT

Një tërmet me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter është regjistruar në veri të Shqipërisë. Sipas EMSC lëkundjet janë regjistruar 14 km nga Kopliku, Malësi e Madhe.

Tërmeti kishte thellësi prej 5 km, ndërsa është ndjerë në disa qytete, si Shkodër, Lezhë edhe Tiranë.

Në afërsi të Koplikut janë regjistruar në orët e para të mëngjesit edhe dridhje të tjera sizmike, më e madhja 3.4.